Çati e pjerrët

Ne jemi një prej pak prodhuesve që ofrojnë një gamë të gjerë të tjegullave të betonit dhe qeramikës për çati, me një zgjedhje të varianteve të lehta dhe ekologjike, si edhe aksesorëve plotësues të çatisë, të dizenjuar për t’iu përshtatur aspekteve të ndryshme funksionale të strukturës së çatisë.
Çati e pjerrët

Përvojë e shkëlqyer në sistemin e çatisë së pjerrët

Përvojë e shkëlqyer në sistemin e çatisë së pjerrët

Për gati një shekull, ne merremi me prodhimin e sistemit të çatisë së pjerrët dhe ekspertiza jonë e zhvilluar gjatë kësaj periudhe shumë të shkurtër, në të gjitha hapat e proçesit të prodhimit, na bën një prodhues të rëndësishëm të çatisë. 

Sistemet e çative të grupit BMI janë projektuar dhe testuar për të plotësuar njëri-tjetrin në mënyrë të përkryer, që ne të mund të gjejmë në mënyrë të sigurt zgjidhje të plotë për çdo lloj ndërtese.



Përvojë e shkëlqyer në sistemin e çatisë së pjerrët

Tjegullat

Tjegullat

Tjegullat tona të betonit janë zgjedhje perfekte për pronarët e shtëpive, të cilët në plan të parë kanë sigurinë. Ato janë të forta, të qëndrueshme dhe partnere të besueshme në kontrollin e kostos. Nga shtëpitë për një familje deri tek vilat moderne, ato ofrojnë vazhdimisht zgjidhje të besueshme dhe afatgjatë me cilësi të lartë.

Disa prej tjegullave të para të betonit, të prodhuara në vitin 1844 në fabrikën e çimentos në Staudach, Gjermani, janë ende të vendosura në çati.

Ata që përdorin tjegullat tona të qeramikës, zgjedhin materiale ndërtimi me një traditë të gjatë. Parimet e prodhimit nuk kanë ndryshuar për mijëra vite: nxjerrja e argjilës natyrore, dizenjimi dhe pjekja në furrë në 1000 gradë Celsius. Lënda e parë vendase i jep produktit një bukuri të veçantë, reflekton ngrohtësi dhe siguri. Tjegullat tona e shndërrojnë ndërtesën në shtëpi. Evolucioni i një prej lëndëve të para të ndërtimit, ndër më të vjetrat në botë, në materiale ndërtimi moderne, është treguesi më i mirë i larmishmërisë së aplikimeve dhe potencialit të tjegullave të qeramikës.

Tjegullat

Sisteme çatie komplete, të integruara

Sisteme çatie komplete, të integruara

Një çati moderne duhet të sigurojë më shumë se mbrojtja e zakonshme ndaj ujit dhe i gjithë sistemi i strukturës së çatisë duhet të paraqesi më shumë se grumbullimin e pjesëve që e përbëjnë atë. Avantazhet e komponentëve veç e veç, janë më të mëdha kur shihen në kontekstin e një sistemi të vetëm. Izolimi me efiçencë të lartë i kombinuar me nën-shtresa “që lejojnë ajrosjen” ofrojnë një potencial të madh për kursimin e energjisë. Përzgjedhja e duhur e tjegullave, kombinuar me elementët fiksues përkatës, si edhe aksesorët e sigurisë dhe dëborës, i rezistojnë edhe kushteve më ekstreme të motit.

Sisteme çatie komplete, të integruara